Aktakuzë ndaj 10 personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 10 personave për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe për veprën penale falsifikim me dokumente.

Aktakuza u ngrit ndaj të pandehurve me inicialet B.R. V.B. Z.A. J.A. E.M. B.D. N.P. G.M. I.B dhe M.G.

Të njëjtit, sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale në cilësinë e personave zyrtarë në bashkëkryerje kanë tejkaluar kompetencat e tyre në kundërshtim me Ligjin për prokurim publik, Ligjin për ndarjen buxhetore të vitit 2019 si dhe akte e tjera ligjore dhe nënligjore.

“Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit e lartcekur në cilësinë e personave zyrtar, në bashkëkryerje duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, si dhe, duke tejkaluar kompetencat e tyre ligjore, me dashje vepruan në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit, Ligjin për ndarjet buxhetore të vitit 2019, Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, si dhe, me aktet tjera ligjore dhe nën ligjore”- thuhet në komunikatën e prokurorisë speciale.

Ndërsa vetëm e pandehura V.B., akuzohet edhe për veprën penale falsifikim me dokumente.