Mbledhja e Qeverisë. Foto: MKRS

Aktakuza e Speciales, Ministri i Drejtësisë kërkon pezullimin e dialogut me Serbinë

Pas ngjarjeve të fundit që lidhen me Dhomat e Specializuara, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka kërkuar që të pezullohet dialogu me Serbinë.

“Duhet të pezullohet dialogu deri në një moment tjetër. Natyrisht që qeveria është për vendosje të drejtësisë”, ka thënë Selimi në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Ai ka thënë se duhet të vendoset një komunikim ndërinstitucional me Dhomat e Specializuara.

“Duhet të kërkojmë më shumë transparencë nga Gjykata Speciale, sepse ajo funksionon me anë të Kushtetutës së Kosovës”, ka shtuar ai.

Gjykata Speciale e ka konfirmuar aktakuzën e ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ndaj kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Pas Veselit, edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.

Aktakuza është konfirmuar për Veselin dhe Thaçin një ditë pasi është arrestuar dhe i është bastisur shtëpia e Jakup Krasniqit dhe është konfirmuar aktakuza e Rexhep Selimit,