Arrestohet Jakup Krasniqi, niset drejt Hagës - VIDEO

Pas disa orësh bastisje në shtëpinë e Jakup Krasniqit, ky i fundit është nisur drejtë Hagës pasi u arrestua nga zyrtarët e EULEX-it pas një urdhër arresti të lëshuar nga Dhomat e Specialiuzuara.

 

“Sot Prokuroria e Specializuar ka pasur një aksion dhe në bazë të urdhrit nga Dhomat e Specializuara që është lëshuar është bë arrestimi i z. Krasniqi. Tani është nisur për në Hagë e konfirmuam se është konfirmuar aktakuza kundër tij dhe shumë shpejt pritet të mbahet seanca para Dhomave të specializuara”, tha avokati i Krasniqit, Valon Hasani.

Ai shtoi se veprat penale për të cilat është arrestuar Jakupi nuk janë të specifikuara.

“Procedura ka zgjat për shkak se ka qenë operacion i bastisjes në shtëpinë e z. Krasniqi, ani sa përfundoi bastisja dhe më përfundimin e bastisjes Z. Krasniqi është nisur drejtë Hagës. Po dyshohet për veprat të cilat nuk janë të specifikuara por janë vepra që bijnë në kuadrin e veprave në juridiksionin e Dhomave të Specializuara”, shtoi  ai.

Tutje avokati Hasani shtoi se urdhër arrësi i është paraqitur mëngjesin e sotëm Jakupit.

“Urdhër arresti për z. Krasniqi është bërë vetëm sot kur kanë ardhur pra kanë paraqitur urdhrin për arrestim dhe bastisje”, përfundoi Hasani.

 

 

Hetuesit e Speciales në shtëpinë e Jakup Krasniqit – VIDEO

.