Aksion i Policisë në Ugljare të Zubin Potokut, dyshohet për posedim të armëve ilegale

Policia e Kosovës është duke kryer një aksion në Ugljare të Zubin Potokut. Aksioni është duke u zhvilluar në një shtëpi nën dyshimet se aty mund të ketë armë ilegale.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Një bastisje jemi t`u e bo për disa armë. E konfirmojmë një bastisje në një shtëpi në Ugljare. Ende nuk kemi gjetur asgjë, ende nuk ka as arrestim”- ka thënë Elshani për KALLXO.com.