Aksion i Doganës në nëntë barnatore, zbulohet sasi e madhe e barnave të kontrabanduara - FOTO

Gjatë një kontrolle në nëntë barnatore, Dogana e Kosovës ka gjetur barna të kontrabanduara nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Sipas Doganës, te gjashtë subjekte është hasur në 1 mijë artikuj famaceutikë të kontrabanduara.

Lokacionet e Barnatoreve kanë qenë në Graçanicë, Ranilluk, Shtërpcë, etj.

“Njësitet e Doganës së Kosovës kanë organizuar kontrolla ne nëntë (9) Barnatore ku edhe janë gjetur barna/medikamete të kontrabandura nga Serbia, Maqedonia Veriore si dhe Shqipëria. Lokacionet e barnatoreve ishin në Graqanicë, Ranilluk, Shtërpcë si dhe lokacione tjera. Te gjashtë (6) subjekte është hasur ne 1000 artikuj produkte farmaceutikë / barna te kontrabanduara”,   thuhet në njoftimin e Doganës.

Tutje, nga Dogana potencohet se të gjitha produktet janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.