FOTO: Policia e Kosoves Sekuestrimi i barnave te vjedhura, ilustrim

Vidhen barna në depon e Ministrisë së Shëndetësisë

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se kanë vjedhur barna në  depon e Ministrisë së Shëndetësisë në Prishtinë.

K.I., 31 vjeç dhe E.S., 37 vjeç pas arrestimit janë dërguar në mbajtje ndërsa Policia ka konfirmuar për KALLXO.com se janë duke zhvilluar hetime edhe për identifikimin e personit të tretë të dyshuar i cili ndodhet në arrati.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës ka thënë për KALLXO.com se kanë sekuestruar një sasi të barnave të vjedhura në depon e Ministrisë së Shëndetësisë nga të dyshuarit.

“Rasti ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha” në Prishtinë, saktësisht në një depo ku janë vjedhë një sasi e barnave. Puna e hetuesve të stacionit policor qendra,  është finalizuar menjëherë pas raportimit të rastit , ku pas marrjes së disa veprimeve operative  kanë arrit që të gjejnë dhe sekuestrojnë një sasi të barnave si dhe të  arrestojnë dy personat e dyshuar”- tha ajo për KALLXO.com

FOTO: Policia e Kosoves
Sekuestrimi i barnave te vjedhura