
Kapet sasi e madhe e barnave të kontrabanduara në Skenderaj - FOTO
Dogana e Kosovës gjatë një kontrolli në një barnatore në Skënderaj ka gjetur dhe konfiskuar barna të pa zhdoganuara.
Kontrolli në këtë barnatore erdhi pas raportimeve nga qytetarët.
“Njësitë e Doganës së Kosovës kanë kryer kontroll në një barnatore të dyshuar për mallra të kontrabanduara në Skenderaj. Më saktësisht pas pranimit të informatave nga qytetarët, zyrtarët e Doganës kanë kryer një kontroll në një barnatore. Kontrolli ka zbuluar mallra, respektivisht barna të pa zhdoganuara (pa banderolla) në sasi të konsiderueshme”- thuhet në njoftim.
Dogana tutje thekson se ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personit përgjegjës.
Më tej, Dogana e Kosovës thekson se ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale.