Ilustrim

Aksidentohet një veturë e KFOR-it në Deçan

Një aksident trafiku ka ndodhur të premten pasdite në fshatin Lëbushë të Deçanit, ku është përfshirë një veturë e KFOR-it.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka bërë të ditur se vetura ka devijuar nga rruga, por se nuk ka të lënduar.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:50 në fshatin Lebushë të Deçanit. Ekipet kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë parë se bëhet fjalë për një veturë të KFOR-it që ka devijuar nga rruga, por nuk ka pasur të lënduar”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, një veturë tjetër e KFOR-it u aksidentua ditë më parë në magjistralen Pejë-Prishtinë, ku si pasojë humbi jetën një ushtar i kontingjentit italian. /Telegrafi