Aksidentohen dy kamionë në Çagllavicë - FOTO

Dy kamionë janë përfshirë në aksident sot paradite te rrethi në Çagllavicë, përkatësisht në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flore Ahmeti.

Sipas saj, bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 10:00, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, (te rrethi në Çagllavicë) ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete transportuese. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.

Aksidenti në Çagllavicë, Foto: Policia e Kosovës
Aksidenti në Çagllavicë, Foto: Policia e Kosovës