Aksident trafiku në afërsi të stacionit policor të Lipjanit (FOTO)

Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutash në afërsi të stacionit policor në Lipjan.

Një qytetar ka dërguar fotografi në KALLXO.com nga vendi i ngjarjes.

Në fotografi shihet se një patrullë e Policisë dhe ambulanca ka arritur aty.

KALLXO.com ka kontaktuar me Policinë Rajonale të Prishtinës për të marrë informata rreth këtij aksidenti.

Sipas Policisë, më 19.02.2024 rreth orës 14:00, kanë pranuar informatën për një rrahje në fshatin Rusinovc të Lipjanit.

Në rast kanë qenë të përfshirë disa persona, ku njëri nga ta është lënduar.

“Personat e dyshuar kanë vazhduar mosmarrëveshjen edhe në afërsi të stacionit të policisë në Lipjan, ku njëri nga personat e dyshuar me automjet ka goditur qëllimisht dy persona , të cilët kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor” – ka njoftuar Policia.

Sipas Policisë, përgjatë përpjekjeve për të menanaxhuar dhe futur nën kontrollë situatën një nga zyrtarët policor ka shtënë në ajër

“Lidhur me këtë rast në cilësinë e personave të dyshuar po intervistohen katër persona, ndërkohë që hetuesit në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në po kryejn veprimet e nevojshme hetimore” – thuhet tutje në përgjigjen e Policisë.

Artikulli është përditësuar më 19.02.2024 në orën 19:54 duke iu bashkangjitur përgjigjen e Policisë.