Aksidenti me fatalitet në Novoselë, ndalohet për 48 orë një zyrtare policore

KALLXO.com ka raportuar sot se një person ka mbetur i vdekur në një aksident komunikacioni në mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Novosellë të Komunës së Pejës.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka bërë të ditur për KALLXO.com se personi që ka shkaktuar aksidentin me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale.

KALLXO.com ka kuptuar se personi i ndaluar është një zyrtare policore.

“Po ashtu, pas marrjes se tretmanit mjekësor, personi që ka shkaktuar aksidentin me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do merr veprime për sigurimin e prezencës se të pandehurës në procedurë penale” – ka njoftuar Nikçi.

Lidhur me rastin KALLXO.com është në pritje të përgjigjeve edhe nga Inspektorati i Policisë së Kosovës (IPK).

Një i vdekur nga aksidenti në fshatin Novosellë të Pejës