Aksidenti me 4 të vdekur afër Shtimes, pamje nga vendi i ngjarjes

Katër persona mbetën të vdekur nga një aksident trafiku që ndodhi sonte në rrugën Ferizaj-Shtime.

Në aksidentin tragjik janë përfshirë tri vetura me targa vendore.

Rastin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Kanun Veseli.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje  të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij askidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”- tha Veseli.

KALLXO.com ka siguruar video nga vendi i ngjarjes.