Aksident trafiku në autostradën 'Ibrahim Rugova'

Një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, dhe se dy persona kanë pësuar lëndime.

“Rreth orës 08:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, segmentin Suharekë -Duhel në kilometrin e 33-të. Njësia policore nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.