Aksident të Bajnicë të Kaçanikut, lëndohen katër persona

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Ferizaj-Shtërpcë, konkretisht në fshatin Bajnicë të Kaçanikut.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Kanun Veseli, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00 dhe se në të janë të përfshira dy vetura.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 17:05 në rrugën Ferizaj – Shtërpcë, në fsh. Bajnicë K. Kaçanikut ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura. Veç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar  4 persona . Ekipe të policisë të Trafikut Rajonal dhe Emergjenca kanë dalë  në vendin e ngjarjes”- ka deklaruar Veseli për KALLXO.com.

Zëdhënësi tha se personat e lënduar janë dërguar në Spitalin e Ferizajt.