Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë, lëndohen pesë persona

Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur sot me 02.03.2023 rreth orës 11:00 në rrugën Prishtinë – Podujevë.

Sipas zëdhënëses së Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në aksident kanë qenë të përfshira tre automjete.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatëm për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë.Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin” – ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.