Foto-ilustrim

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen 3 persona

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 16:30, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin” – tha ajo.