Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, një i lënduar

Një vetaksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan, përkatësisht në fshatin Bresalc.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se është një person i lënduar por jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 18:30 është raportuar për një vetaksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, më saktë në fshatin Bresalc. Një person është i lënduar por jashtë rrezikut për jetë,” ka thënë Hashani.

Sipas Hashanit Policia po kryen hetimet për të mësuar me shkaqet e aksidentit.