Aksident në hyrje të Vushtrrisë (FOTO)

Një tjetër aksident ka ndodhur në hyrje të Vushtrrisë.

Një qytetar ka dërguar fotografi më adresë të KALLXO.com, në të cilat shihen se të aksidentuara janë të paktën dy vetura, kurse nuk dihet deri më tani se a ka të lënduar.

Në vendin e ngjarjes shihet edhe Policia e Kosovës, ndërsa aksidenti ka ndodhur në afërsi të një pompe të derivateve.