Foto: Ilustrim

Vushtrri, godet me veturë një person, ik nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një aksidenti në trafik, ku një automjet ka goditur një këmbësor, ngasësi i automjetit ka ikur nga vendi i ngjarjes ndërsa policia nuk ka arritur ta identifikojë.

Si pasojë e goditjes, viktima ka pranuar ndihmë mjekësore fillimisht në QKMF në Vushtrri, e më pas është dërguar në QKUK.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 13:45 në rrugën ‘Mic Sokoli’ të Vushtrris, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga policia.