Aksident në Drenas, një fëmijë këmbësor pëson lëndime të rënda

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sonte në Drenas, ku një veturë e ka goditur një këmbësor – fëmijë.

Fëmija 11-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore, ka njoftuar për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i automjetit me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, ka thënë ajo.

Aktualisht njësia e trafikut rajonal po vazhdon me veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së rrethanave që kanë shkaktuar këtë aksident.