Brezovica - Foto: REL/Reuters
Aksident në Brezovicë, burri bie nga teleferiku
07.1.2020 - 16:05
Një person ka marr lëndime trupore pasi është rrëzuar nga teleferiku në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.
Lajmin e ka konfirmuar Agim Gashi nga Policia e Kosovës, rajoni i Ferizajt.
Sipas tij, Policia dhe qytetarët së bashku e kanë e kanë dërguar në shtëpinë e shëndetit në Shtërpcë dhe pas një kohe është përcjellë në Ferizaj.
“Gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Personi është rreth 30 vjeçar”, ka thënë Gashi.