Policia e Kosovës

Aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, lëndohen dy persona

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në autostradën ‘Ibrahim Rugova, në të cilin kanë qenë të përfshira tri automjete.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur afër fshatit Mazgit, dje rreth orës 06:00 të mëngjesit.

Personat e lënduar janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante për trajtimin e rastit.