Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Aksident në autostradë, ka të lënduar

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në mes të dy automjeteve në autostradën “Ibrahim Rugova” para pak orësh.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha për KALLXO.com se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:10 gjatë ditës së sotme.

Sipas Hoxhës, aksidenti ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” në kilometrin e 40-të.

Në aksident janë përfshirë dy vetura.

Pas marrjes së informacionit njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e trajtuar rastin.