Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë - Fushë Kosovë (VIDEO)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, saktësisht në afërsi të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga aksidenti, ku shihen dy njësi të zjarrfikësve që kanë dal në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve, në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa nuk dihet ende nëse ndonjë person ka pësuar lëndime.

KALLXO.com po pret përgjigje nga ana e policisë dhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës rreth këtij aksidenti.