Aksident i rëndë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, vdes një person

Një person ka mbetur i vdekur dhe të paktën tre janë lënduar, nga një aksident trafiku që ka ndodhur në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, në afërsi të Suharekës.

Sipas Daut Hoxhës nga Policia e Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:20 dhe në të kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Policia ka arritur në vendin e aksidentit, në afërsi të Suharekës, kilometri i 24 drejtimi për Prishtinë. Sipas informatave fillestare ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e një personi, përderisa tre persona tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor. Ekipet relevante janë në vendin e ngjarjes, përderisa njësitet policore janë duke kryer hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit”, tha Hoxha për KALLXO.com.