Prishtina. Pamje nga droni: BIRN

Ajër me cilësi shumë të dobët në disa qytete të Kosovës

Sipas matësve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës ajri në qytetin e Gjilanit dhe Han të Elezit është me cilësi shumë të dobët. Ajër të cilësisë së dobët ka në Mitrovicë dhe Pejë.

Në Prizren, Prishtinë dhe fshatin Palaj ajri ka cilësi të pranueshme.

Ajër të cilësisë së mirë ka në Brezovicë ndërsa matësit në fshatin Dardhishtë dhe Obiliq nuk kanë treguar të dhëna

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil. Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore. Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Duke klikuar këtu ju mund të merrni informata rreth rëndësisë së cilësisë së ajrit.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Interneës Kosova.