Foto: Ilir Meta/Facebook

Agjenda e vizitës së presidentit Meta në Kosovë

Me ftesë të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, homologu i saj nga Shqipëria, Ilir Meta do qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, me rastin e përmbylljes së mandatit të tij.

Sipas agjendës së publikuar nga Presidenca, në ora 09:00, Presidentja Osmani do ta presë presidentin Meta me ceremonitë më të larta shtetërore.

Mediat mund të marrin pjesë në fillim të takimit, pastaj do të ketë edhe konferencë të përbashkët për media.

Ndërsa, në orën 19:50, Presidentja Osmani dhe presidenti Meta marrin pjesë në hapjen solemne të Manifesta-s.