Agim Veliu: Dhjetëra të rinj llapjanë u anëtarësuan në LDK

Kandidati për deputet i LDK-së, Agim Veliu, ka deklaruar se sot në selinë e degës së LDK-së në Podujevë kanë ndarë kartela të anëtarësisë për dhjetëra të rinj llapjanë.

Këtë e ka bërë të ditur Veliu përmes një postimi në Facebook të dielën.

“Me ta diskutuam tema të ndryshme, ndërsa shprehëm bindjen e përbashkët se rinia do të jetë forca kryesore dhe përcaktuese e fitores tonë me 14 shkurt”, ka shkruar Veliu.

Në bastionin e LDK-së, që nga dhjetori i vitit 2020 po qeveris Shpejtim Bulliqi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.