Shpejtim Bulliqi fiton Podujevën pa balotazh

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka fituar zgjedhjet në këtë komunë në raundin e parë.

Sipas rezultateve që priten të publikihen nga KQZ, Bulliqi ka fituar 51.6 përqind.

Për Nexhmi Rudarin e LDK-së kanë votuar 36 përqind ndërsa rreth 13 përqind kanë votuar Naim Fetahun e PDK-së.

Zgjedhjet në Podujevë u mbajtën pas dorëheqjes së Agim Veliut nga posti i kryetarit të komunës në shkurt të këtij viti, pasi u emërua ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë Kurti.

Zgjedhjet e caktuara për muajin mars u shtynë për shkak të pandemisë.