Agim Bahtiri

Agim Bahtiri suspendon zyrtarin e arrestuar

Në një takim me stafin i pari i Mitrovicës ka njoftuar se ka suspenduar nga puna një zyrtarë të ofiqarisë i cili u arrestuar para një dite nga policia nën dyshimet për korrupsion.
Ky momentum është shfrytëzuar nga Bahtiri për të porositur stafin të kenë kujdes na aferat.

“Në administratën komunale të Mitrovicës nuk mund të ketë vend për shërbyes civilë të pandërgjegjshëm, shërbyes civilë që shkelin ligjin dhe normat e punës, shërbyes civilë që nuk e respektojnë qytetarin.”, ka thënë Bahtiri.

Ai ka thënë se është i vetëdijshëm për nivelin e pagave po kjo sipas Bahtirit nuk toleron korrupsionin dhe mitëmarrjen. Zyrtari komunal u arrestua pasi regjistroi pa përfillur procedurat një shtetas Turk.