Agim Ademi po merr trajtim në Klinikën e Kirurgjisë Torakale

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është duke marrë trajtim në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në QKUK.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, për KALLXO.com bëri të ditur se pas konsultimit me kirurgun është vendosur që Ademi të marrë trajtim të mëtejshëm në këtë Klinikë.

“Pas konsultimit të kirurgut torakal është vendosur që për shkak të gjendjes shëndetësore dhe trajtimit të mëtejmë duhet të shtrihet në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, pra po vazhdon trajtimi në këtë klinikë”- ka thënë Fazliu.

Sot gjatë ditës, i pari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, u ndalua nga organet e drejtësisë për 48 orë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Agim Ademi është ndaluar për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale – keqpërdorimi i besimit,  dhe – shmangie nga tatimi.

Arrestohet kreu i FFK, Agim Ademi