
Agim Ademi, kryetar i FFK-së. Foto: Kallxo.com
Arrestohet kreu i FFK, Agim Ademi
22.3.2023 - 14:38
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është ndaluar për 48 orë pas intervistimit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Ademi është ndaluar për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Shmangie nga tatimi”.
“I njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa në koordinim me Policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë çështje penale”- thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Dje, Policia e Kosovës kishte njoftuar se i është lënë një ftesë për t’u paraqitur në Polici për intervistim gjatë ditës së sotme.
Policia interviston një zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës