INTERPOL

A i bleu votat kundër Kosovës në INTERPOL Serbia?

Lobuesi i Kosovës, Bedri Emini ka dhënë detaje nga prapavijat e votimit për anëtarësim në INTERPOL. Sipas tij, Serbia ka shpërndarë para për votë kundër Kosovës gjatë votimit për INTERPOL.

Ai thotë se ishte angazhuar që të mbledhte disa persona për të votuar pro Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë, por u nuk mor më parasysh nga ministri i Punëve të jashtme, Behgjet Pacolli.

“Që tri vjet vrapoj me këtë punë, Pacolli më thojke veç shkoni, bëni, më ka thirr edhe për INTERPOL”, ka thënë ai në Jeta në Kosovë.

“Më tha a ke mundësi me ua nxjerrë biletat këtyre të Afrikës, si të vjen këtu më tha t’i paguaj, i kam nxjerrë e kur jemi shku as parasysh nuk na ka marrë. Jetliri ecke herë teposhtë herë te naltë. Pacolli ka pasur tjetër marrëveshje me ata njerëz”, ka deklaruar ai tutje.

Ai ka treguar që para votimit për INTERPOL të Kosovës, shteti serb ka dhënë para për votë kundër vendit tonë.

Sipas Eminit, paratë ndahen në dorë, aty për aty.

“Unë vetë i kam pa atë natë 300-400 mijë dollarë me zarfe”, thotë ai.