FIFA - Foto: Rtv21

FIFA hap afat kalimtar për futbollistët e huaj që luanin në Ukrainë e Rusi

Shtëpia e futbollit, FIFA ka konfirmuar se kanë vendosur për të hapur një afat kalimtar të jashtëzakonshëm për futbollistët e huaj që luajnë në Rusi dhe Ukrainë.

Ky vendim vjen pas situatës së krijuar në Ukrainë, e cila është pushtuar nga Rusia dhe atje po zhvillohet luftime.

Shumë futbollistë të huaj tashmë janë larguar nga Ukraina dhe me vendimin e FIFA-së, këta lojtarë mund të kërkojnë klube të reja.

Sipas vendimit, lojtarët e huaj në Ligën e Rusisë të futbollit kanë të drejtë të pezullojnë në mënyrë të njëanshme kontratat e tyre deri më 30 qershor 2022.

Kontratat për lojtarët e huaj në Superligën e Ukrainës gjithashtu janë pezulluar automatikisht. Lojtarët do të kenë mundësinë që të gjejnë skuadër të re deri më 7 prill dhe më pas të shkëpusin kontratën me klubet ruse.