Challandes: Berisha po kërkon garanci në pozitën e tij, por nuk mund t’ia ofrojë
Bernard Challandes nuk e ka ftuar sulmuesin anësor Bernard Berisha, për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Kosova do të luajë ndaj Gjeorgjisë, Greqisë dhe Spanjës.
Bernard Challandes në konferencë për media ka treguar se cila është arsyeja që nuk e ka ftuar Berishën për ndeshjet e shtatorit. Ai ka treguar se 29 vjeçari po kërkon garanci në pozitën e tij, gjë të cilën nuk ia garanton.
“Edhe me Bernard Berishën, dhe është çështje mentaliteti. Kurrë nuk i kam premtuar askujt vendin në ekip. Berisha kërkon garanci për pozitën e tij në ekip. Por, këtë gjë nuk mund t’ia garantojë askujt, sepse secili lojtar duhet të jetë i gatshëm për çfarëdo roli në ekip”, tha Challandes.
Challandes respekton vendimin e Paqaradës për t’u larguar nga Kombëtarja e Kosovës