Challandes flet për festimin e golit nga Berndard Berisha

Kosova pësoi humbje me rezultat 2-1, ndaj Greqisë, në kuadër të Grupit 3, në Ligën C, ndeshje e vlefshme për Ligen e Kombeve.

Golin e vetëm në këtë ndeshje për Kosovën e shënoi Bernard Berisha, i cili festoi duke i drejtuar trajnerit Challandes se vendin e ka në fushë.

Trajneri Challandes, ka folur në konferencë për media për gjestin e Berishës duke thënë se nuk është sjellja e duhur nga sulmuesi i Kosovës.

“Qartësisht që nuk ishte sjellja e duhur më e mirë e mundshme, unë si trajner nuk mund ta përballoj një sjellje të tillë, kemi biseduar menjëherë pas ndeshjes ia kam bërë të qartë se nuk mund të toleroj sjellje të tilla ndaj meje ndaj ekipit dhe stafit të ekipit.  Puna e trajnerit nuk është e lehtë, ndonjëherë nuk mund të jenë përfekte, megjithatë zgjedhjet e mija deri tani nuk kanë qenë të gabuara, ne kemi një lojtarë në atë pozitë që është Zeneli dhe Bernardi duhet ta pranoj rolin e tij. Ai dhe të tjerët duhet t’i pranojnë zgjedhjet e trajnerit”, ka thënë Challandes.

Berisha pas ndeshjes për RTK, ka thënë se nuk është trajtuar mirë nga Challandes.

“Trajneri mund të mos më tubojë për grumbullimin e radhës për shkak të gjestit pas ndeshjes. Unë vet kam thënë se Arbër Zeneli duhet të luajë. Nuk kam qenë i kënaqur me trajtimin. Vetëm zemra ime e di se sa kam vuajtur”, ka thënë ai.