Bernard Berisha flet pas humbjes ndaj Sllovenisë

Sulmuesi i krahut, Bernard Berisha, ka folur pas humbjes së Kosovës me rezultat 2-1, nga Sllovenia.

Berisha bëri lojë të bukur duke luajtur për 83 minuta, i cili asistoi te goli i Vedat Muriqit.

Ai ka deklaruar se nuk duhet të humbet vullneti dhe presin fitore në ndeshjen e radhës ndaj Moldavisë.

“Nuk duhet me humb vullnetin për ndeshjen e ardhshme, e kemi ndeshjen me Moldavinë dhe duhet të luajmë më së miri për të fituar. Ka qenë një lojë shumë e mirë, për këtë duhet t’i falënderojë bashkëlojtarët për këtë ndeshje dhe nëse vazhdojmë kështu do të kthehemi të fitoret e lavdishme”, ka thënë Bernard Berisha.