Prishitna, Foto: KALLXO.com

A do të ketë situatë të rënduar hidrometeorologjike në Kosovë, flasin nga IHMK

Temperaturat e larta që mbizotëronin tash e disa ditë në vend sot ndryshuan. Erëra të forta e reshje shiu mbizotëruan këtë të shtunë në Kosovë.

Përderisa, vendet e rajonin janë goditur edhe nga stuhi, Kosova është jashtë rrezikut për ndonjë ndodhi të tillë.

Bashkim Kastrati nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka thënë për KALLXO.com se nuk parashihet që të kemi situata të rënduara hidrometeorologjike.

Ai ka shtuar se edhe pak dhe pritet të kaloj kjo masë ciklonike dhe do të ndërpritet edhe shiu.

Kastrati gjithashtu tha se nuk parashikohet të ketë vërshime lumore.