8 të lënduar në aksidentin në magjistralen Ferizaj-Kaçanik

Tetë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte rreth orës 22:10 në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Të lënduar janë 8 persona, disa janë trajtuar në Kaçanik e disa janë përcjell me pas për Ferizaj”, tha ai.

Sipas tij aksidenti ka ndodhur në mes dy automjeteve me targa vendore.