70 vaksina anti-COVID janë dhënë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë dhënë 70 vaksina kundër COVID-19.

Sipas kësaj ministrie, me njërën dozë të vaksinës janë 903 mijë e 426 persona, me dozën e dytë të vaksinës janë 823 mijë e 716 persona. Kurse me dozën e tretë janë 103 mijë e 203 persona.

Numri total i dozave të administruara sipas ministrisë arrin në 1 milion e 830 mijë e 533 doza.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë nga 986 testime, 177 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Kosova po përballet me rritje të rasteve me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se vendet e rajonit, por dhe Kosova po shënojnë ditëve të fundit rritje të rasteve të COVID-19.

Sipas tyre, mënyra më e lehtë dhe më praktike për të ulur rrezikun dhe për t’u mbrojtur nga COVID-19 mbetet vaksinimi, krahas respektimit të masave të tjera parandaluese.

“Përmes sigurimit të dozave të mjaftueshme të vaksinës kundër Covid-19 dhe qasjes së lehtë, vaksinimi sot është një proces i lehtë dhe i mundur në njësitë e vaksinimit (KPSH) në çdo komunë të Kosovës. Mbroje shëndetin tuaj-Vaksinohu!”, ka theksuar ministria.