Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

7 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Brenda 24 orëve janë raportuar 7 vdekje nga COVID-19 në Kosovë.

Sipas IKShPK-së, rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (77, 77, 71 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Kamenicë 1 rast (84 vjeç), Klinë 1 rast (86 vjeç), Novobërdë 1 rast (74 vjeç)”, është bërë e ditur në raport.

Numri total i rasteve pozitive është 50.405 raste nga 178.390 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.305 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 478 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 39.134 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.966.