7 raste të reja me COVID-19, asnjë vdekje

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 7 qytetarë pozitivë me COVID-19.

Sipas Ministrisë, asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka vdekur.

IKShPK njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 3 mijë e 501 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 152 mijë e 643 doza të vaksinës.

Deri më sot 26 mijë e 794 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse në total numri i rasteve aktive është 166.