600 euro dënim për të akuzuarin se mbajti pushkë gjuetie pa leje

Hajzer Kryeziu, i akuzuari për armëmbajtje pa leje u dënua me 600 euro sot në Gjykatën e Gjakovës.

Këtë dënim ai duhet ta paguaj për një muaj.

Prokuroria e akuzon se kishte mbajtur një pushkë gjuetie gjysmë automatike “Qifsan”. Këtë akuzë e pranoi dje Kryeziu, duke thënë se pushka kishte qenë e dajës së tij.

Sipas aktakuzës, në tetor të vitit 2016 rreth orës 23:00 në fshatin Kijevë të Malishevës, patrulla e Policisë ka vërejtur Hajzer Kryeziun duke hyrë në hotelin “Berisha” me armë në dorë.

Hajzer Kryeziu, ishte sjellur dje në gjykatë nga Stacioni Policor në Malishevë, pasi që ndaj të njëjtit ka qenë i lëshuar fletërreshtim.

Malishevasi pranon se e kishte mbajtur pa leje armën e dajës