60 të arrestuar për mosrespektim të vendimit të Qeverise

 

60 persona janë arrestuar në njëzetekatërorëshin e fundit për moszbatim të vendimit të  Qeverisë për kufizim të lëvizjes, si masë e parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19

Të arrestuarit janë nga shtatë komuna të Kosovës.

Më se shumti të arrestuar ka pasur në komunën e Prizrenit, me 36 të arrestuar, pas saj vije Prishtina me 15 të arrestuar.

Tre të arrestuar janë nga Ferizaj dhe Peja me 2.

Kurse në Gjilan, Gjakovë, Mitrovicë e Jugut dhe në Departamentin e Kufirit, u arrestuan nga 1 person.

Deri më tani në Kosovë janë me virusin COVID-19 janë të infektuar 669 persona, 159 janë shëruar dhe 19 kanë vdekur.