56 vjeçari nga Kosova gjendet i vdekur në Maqedoni të Veriut

 

Një 56 vjeçar nga Kosova është gjetur i vdekur në një pompë të benzinës në Maqedoni të Veriut.

56 vjeçari me inicialet B. R. është gjetur i vdekur gjatë ditës së djeshme në “Magjistralen e Adriatikut”, ka njoftuar Policia e Maqedonisë.

Siç raportojnë mediat në Maqedoninë e Veriut, Policia nga Stacioni Policor i Çairit ka kryer inspektime në vendngjarje ndërsa mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen pa gjurmë dhune. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.