Foto: KALLXO.com

5 të vdekur e 149 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë ka njoftuar se nga 963 testime të bëra në 24 orët e fundit janë shënuar 149 raste pozitive me virusin COVID-19.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë shëruar 139 qytetarë, duke e rritur numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë në 8 mijë e 675 persona.

“Rastet pozitive të 24 orëve të fundit janë evidentuar 104 në Tiranë; 6 raste në Shkodër, Fier; 5 raste në Korç; nga 4 raste në Durrës, Elbasan; nga 3 raste në Kurbinë, Lezhë; nga 2 raste në Gjirokastër, Përmet, Malësi e Madhe; nga 1 rast në Kukës, Skrapar dhe Ura Vajgurore”, bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Po ashtu, kjo Ministri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 5 vdekje nga COVID-19, në Durrës, Shkodër e Tiranë.

“Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe në Spital ‘Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 206 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 7 të intobuar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë të Shqipërisë.