Foto Ilustrim: Urim Krasniqi/KALLXO.com

46 policë të infektuar me COVID-19

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në Kosovë, në Policinë e Kosovës janë regjistruar gati 2 mijë raste të infektimeve të zyrtarëve policorë.

Ndërsa nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se 46 zyrtarë të saj janë raste aktive me COVID-19.

“Vaksinimi i punonjësve të PK-së është duke shkuar sipas planifikimeve dhe do të vazhdoj ditëve në vijim, ku deri më tani janë vaksinuar mbi 70% të punonjësve”, ka thënë Policia e Kosovës për KALLXO.com.

Nga Policia e Kosovës për KALLXO.com ka thënë se 23 zyrtarë kanë vdekur si pasojë e pandemisë

Zyrtarë të policisë kanë qenë të angazhuar në vazhdimësi për monitorim të respektimit të masave kundër pandemisë COVID-19.

Gjatë gjithë pandemisë  policia shqiptoi gjoba te shumta në lidhje me masat kundër COVID-19.