COVID-19 Ilustrimi- Naser Fejza

407 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 407 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë i vdekur.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, numri i rasteve aktive ka arritur në 1860 persona të infektuar kurse gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 149 njerëz.

Sa i përket vaksinimit brenda 24 orëve, është bërë e ditur se gjatë kësaj kohe janë administruar 74 doza të vaksinës anti-COVID gjersa janë kryer 1325 testime.