Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

325 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informojnë se në 24 orët e fundit janë kryer 5.959  teste dhe janë regjistruar 325 raste të reja me Covid-19.

Janë regjistruar 11 të shëruar dhe një viktimë

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në vendin tonë nga fillimi i epidemisë, arrin  157.251, numri i të shëruarve në 150.481, i të vdekurve në 5.502, kurse ka 1.268 raste aktive./TV21