30 raste të reja me coronavirus në Kosovë, numri shkon në 510

Tridhjetë persona janë testuar pozitivë me COVID-19 sot  në Kosovë.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 242 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore, pozitiv sot janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë (30) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti, njëmbëdhjetë (11) raste nga komuna e Suharekë (sipas vendbanimit: pesë (5) raste Krushicë e poshtme, tre (3) raste Suharekë, dy (2) raste Reshtan dhe një (1) rast Bukosh), nëntë (9) raste me vendbanim në Pjetërshticë-Shtime, dy (2) raste me vendbanim në Fushë Kosovë, dy (2) raste me vendbanim në Gjakovë, dy (2) raste me vendbanim në Gjilan dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Zabel i ulët-Drenas, Bokshiq-Klinë, Viti dhe Topanicë-Kamenicë.

Sot më 18 prill 2020, janë shëruar edhe nëntë (9) pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej nëntëdhjetë e tre (93).